Ylli Manjani ngre alarmin: Nuk do të heshtim pavarësisht se kjo është shumë e rëndë

0
Ylli Manjani ngre alarmin: Nuk do të heshtim pavarësisht se kjo

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se me aktet normative është prishur hierarkia kushtetuese dhe shtoi se nëse qeveria nxjerr në mënyrë kaq rutinë akte normative bëhet pyetja a kemi siguri juridike në këtë vend.

“Shqipëria është në gjendje pandemie. Gjendja e jashtëzakonshme vjen për shkak të një gjendjeje lufte, kur të ka shpall luftë një shtet në kuptimin ligji. Gjendja e dytë është gjendja e emergjencës për shkak të fatkeqësisë natyre. Ka edhe një gjendje të ndërmjetme kur prishte rendi kushtetues.

Pandemia i përfshin të gjitha. Edhe në ’45 kur Enver Hoxha u mori pronat, me Akt Normativ e bëri, me dy gisht letër. Pronat janë të popullit, ju keni vjedh tha ai. Fakti që nuk kemi gjykatë kushtetuese nuk do të heshtim pavarësisht se kjo është shumë e rëndë”, tha juristi.

Manjani u shpreh se qeveria ka shkuar deri aty sa me vendim ka mbyllur dhe gjykatat dhe ka kufizuar liritë ndërkohë që shtoi se, “Kushtetuta nuk i kufizon liritë as në luftë”, tha ai për Euro News.

Artikulli i mëparshëmKinezët e Pratos zbardhin misterin, vaksina kineze 80 euro me dy doza brenda 15 ditëve, vetëm 100 të infektuar në 26 mijë kinezë
Artikulli i radhësZbulimi tronditës/ Vrima e zezë që “kërcënon” Tokën