Detyrimi i udhëtarëve të ajrit për t’u karantinuar “nuk rekomandohet” pasi nuk është një “masë efektive e shëndetit publik”, tha të mërkurën agjencia shëndetësore e BE.
Udhëzimet e reja nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian (EASA), theksuan se “prevalenca e SARS-CoV-2 tek udhëtarët vlerësohet të jetë më e ulët se prevalenca në përgjithësi e popullsisë ose midis kontakteve të rasteve të konfirmuara”.
Sipas udhëzimeve, prevalenca e COVID-19 midis udhëtarëve besohet të jetë në më pak se 1%. “Provat e disponueshme nuk mbështesin karantinën dhe testimin e udhëtarëve si një masë efektive e shëndetit publik e cila do të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e përgjithshëm në popullatën e përgjithshme.
“Në situatën aktuale epidemiologjike, karantina ose testimi sistematik për udhëtarët ajrorë SARS-CoV-2 nuk rekomandohet,” thuhet në deklaratë.
Raporti i përbashkët argumentoi që udhëtarët nuk duhet të trajtohen “si një popullatë me rrezik të lartë” nëse nuk kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar COVID-19 dhe se ata duhet t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si popullata lokale. (Euronews)