Etrit Berisha prej 27 nëntorit është me infektuar me koronavirus, por ditën e sotme u raportua se portieri shqiptar është shtruar në spital për të marrë mjekim më të specializuar.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar duke i uruar shërim të shpejtë Etrit Berishës.
“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, shkruan Duka teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto i përqafuar me portierin të Kombëtares kuqezi.