Denoncimi i gazetares: Kur Frrok Çupi bënte ‘trafik vizash’

0
I zhburrëruari Frrok Çupi - Rilindja Demokratike

Një nga gazetaret më të vjetra dhe të njohura të “kulturës dhe sociales”, Mira Zoto, i është kthyer “kujtimeve” të saj kur punonte në terren dhe ka rrëfyer në rrjetet sociale se si është përballur në ambasadën greke me një skandal vizash që e kishte kokën në Agjencinë Telegrafike në kohën që drejtohej nga Frok Çupi.

“Ishte viti 2001. Dy ditë para se këngëtarja Glikeria të jepte një recital në Tiranë, isha në Ambasadën Greke për një intervistë me zëdhënësin e shtypit, Efthimio Aravandinos (një mik i mirë i gazetarëve).

Ishte paradite, intervista do të bëhej në ambasadë. E gjeta Thimion në këmbë … dy minuta më vonë hyn dhe Kapodistria (Konsulli grek në Tiranë). Me zgjat një letër, kishte emra… shumë emra… 10 a 12. Cili nga këta është gazetar?- më pyet Thimio.

ASKUSH – i them, duke i kërkuar ta shihja deri në fund atë dyfletësh, meqenëse po pyeste…

Ishte një notë verbale, për viza pune ndaj punonjësve të ATSH (Agjencia Telegrafike e Lajmeve), poshtë mbante firmën e drejtorit Frrok Çupi…

PS. Njerëzit e kanë harruar se dikur merrnin viza udhëtimi. Në ato vite, Ambasada Greke eklipsonte shtetin dhe të gjithë prisnin radhën për një ftesë, Ditën Kombëtare të Greqisë. Kristos Kapodistria dhe Efthimio Aravandinos, i pari konsull dhe i dyti këshilltar, ishin dy njerëz që dallonin në Ambasadë… të shkolluar jashtë Greqisë, mbiemra të njohur, i bezdiste “trafiku i vizave”…”, kujton gazetarja Mira Zoto.

Image
Artikulli i mëparshëm750 mijë sterlina kanabis/ Familja e dërgoi në Angli, ai u bë ‘kopshtar’
Artikulli i radhësKëshilli i Europës godet ligjet e Ramës për klientët e tij preferencialë