Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i shqiptarit, Ili Zelka, ditën e djeshme në qytetin e Sao Paolo në Brazil. Sipas mediave braziliane shqiptari u qëllua për vdekje, ndërsa ishte ulur në një restorant në Jardins, në rajonin qendror të São Paulo.
Policia po heton ende shkaqet e vrasjes.
Autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende nga policia.
Zelka mësohet se ka qëndruar në një hotel të nivelit të lartë, që nga 20 nëntori.
Gjatë mëngjesit, ai ishte ulur në Bar-Restorant Zurich, në një cep midis Lorena Mall dhe Pamplona Street, në momentin kur u vra.