FOTO/ Gëlltiti një vidë dhe i ngec në mushkri, mjeku që operoi vajzën e mitur, publikon pamjet

0
FOTO/ Gëlltiti një vidë dhe i ngec në mushkri, mjeku që operoi vajzën e mitur, publikon pamjet

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në Kretë, ku një vajze e mitur, rreth tre vjeçë ka gëlltitur një vidë dhe u transportua menjëherë në spital nga familja.

Pas ekzaminimeve, u pa se vida që e mitura kishte gëlltitur përfundoi në mushkërinë e saj të majtë, tha profesori i asociuar i ORL-së në Shkollën Mjekësore të Kretës, Manolis Prokopakis.

Mjekët e çuan vajzën në sallën e operacionit dhe pas disa kohësh ata arritën të hiqnin vidën.

Prokopakis në një postim në rrjetet sociale shkruante: “Kirurgji shumë urgjente! Heqja e një vidhe nga mushkria e majtë e një vajze tre vjeçare. Shume e rrezikshme…”. 

Artikulli i mëparshëmMasat anti-Covid/ Mitsotakis: Kthimi në normalitet nuk është larg! S’ka jetë nate deri në…
Artikulli i radhësSamiti i BE: Skenarët për sanksionet kundër Ankarasë dhe “arma” e vetos greke