Udhëtarët në një qytet turk u befasuan kur vërejtën ekrane në stacionin e tyre të autobusit i cili dukej se “mbulonte” fytyrat e tyre plotësisht me imazhin e koronavirusit.
Teknologjia e njohjes së fytyrës po përdoret si një kujtesë që njerëzit të mbajnë maskat e tyre të vendosura gjatë tërë kohës.
Ky sistem funksionon duke riprodhuar pamjet CCTV në panelin e reklamave të stacionit të autobusit. Ai zbulon këdo që nuk mban një maskë në fytyrë dhe mbivendos një imazh të virusit si dhe zhduket kur udhëtarët u mbulojnë hundën dhe gojën.
Murat Zorluoğlu, kryetari i qytetit të Detit të Zi në Trabzon, tha se kjo ishte një mënyrë efektive e përdorimit të inteligjencës artificiale për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë.
Por disa njerëz u panë duke përdorur teknologjinë si një pasqyrë ose për të kapur një selfie të pazakontë. Turqia kërkon që njerëzit të mbajnë mbulesa fytyre në të gjitha vendet publike, edhe kur janë jashtë. Kushdo pa maskë mund të gjobitet me 900 lira turke (95 €) në vend. (Euronews)