Në raportin e fundit të GRECO dhe të Këshillit të Europës për nivelin dhe problematikat e korrupsionit në Shqipëri është trajtuar edhe çështja e lobimit te funksionarë të lartë të shtetit, për të ndikuar në ndryshimin e legjislacionit në favor të palëve të treta.
“Të përcaktohen rregulla të hollësishme se si personat me funksione të larta ekzekutive vendosin kontakte me lobistë dhe palë të tjera të treta që kërkojnë të ndikojnë në legjislacionin e shtetit dhe aktivitete të tjera dhe që ii) të sigurohet transparencë e mjaftueshme për qëllimin e këtyre kontakteve (zyrtare dhe jo zyrtare), identitetin e personit (personave) me të cilin (me të cilët) (ose në emër të të cilit/cilëve) janë vendosur kontaktet dhe çështjet specifike të diskutuara’’, rekomandon Këshilli i Europës në raport.
Më tej theksohet gjithashtu se, legjislacioni shqiptar nuk rregullon kontaktet e PTEF-ve me lobistët dhe palët e tjera të treta që kërkojnë të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes së qeverisë, dhe as nuk ka ndonjë nismë të njohur ligjore për të trajtuar këtë çështje, duke gjetur një perceptim mes përfaqësuesve të Qeverisë që nuk ka nevojë të rregullohen marrëdhëniet e anëtarëve të qeverisë me palët e treta.
Kujtojmë se parlamenti shqiptarë i kontrolluar nga Rilndja ka bërë mjaft ligje abuzivë të cilët i janë dedikuar vetëm një grupi interesi apo edhe më skandaloz si ai për “Teatrin Kombëtar”, i cili u miratua vetëm për një emër dhe kompani biznesi!