Matthaus: Maradona më donte te Napoli, më dërgoi një valixhe me një milion marka

0
Matthaus: Maradona më donte te Napoli, më dërgoi një valixhe me një milion marka

Lothar Matthaus, legjenda gjermane e futbollit, kujtoi ditën kur Diego Armando Maradona dërgoi emisarë me një çantë që mbante brenda një milion marka për ta bindur atë të nënshkruante për Napolin.

Image

Në një intervistë për gazetën “Sport Bild”, ish-lojtari i Interit dhe Bayern Munchen foli për episodin, i cili ndodhi pas Kupës së Botës në vitin 1986: “Ne sapo ishim takuar, por Diego dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih. Ne ishim në një restorant italian në Solln (në zonën e bavarisë), i cili ishte mbyllur të shtunën, por u hap posaçërisht për atë takim sekret. Kur u ktheva nga Koln, në orën 21, katër italianë dhe një çantë me para po më prisnin mua dhe agjentin tim. Menaxherët e Napolit më dërguan përshëndetjet e Diegos.

Më kërkuan të nënshkruaj. Ishin tre herë më të larta se paga që fitoja te Bayern. Kishte edhe klauzola. Por, një valixhe me para, sidoqoftë, nuk ishte stili im. Nga ana tjetër, gjesti i Diego do të thoshte shumë për mua”. Dy vjet më vonë, Matthaus nënshkroi për Interin.

Image
Artikulli i mëparshëmBerisha shtrohet në spital/ Reagon Armand Duka: Të duam të gjithë Etrit!
Artikulli i radhësTirana do të presë finalen europiane/ Për herë të parë në Air Albania do të luhet…