Rezoluta e PE për Shqipërinë, shqetësim për ligjin e medias: Dënojmë dhunën

0
Death of the Free Press - Newscoop

Parlamenti Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë, ku shpreh shqetësimin për ligjin antishifje dhe lirinë e medias.

Në rezolutë theksohet nevoja për bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti Europian, ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë, ku theksohet se vendi duhet të vazhdojë të bëjë përparim në konsolidimin e institucioneve dhe procedurave demokratike, në sigurimin e funksionimit të duhur të institucioneve të tij gjyqësore dhe në ruajtjen e lirisë së medias.

Në rezolutën e parlamentit europian ngrihet alarmi sa I përket, lirisë së medias në Shqipëri, duke e cilësuar tejet shqetësues ligjin antishpifje, të qeverisë dhe duke kërkuar reflektimin e rekomandimeve të Venecias për këtë çështje.

Dënon dhunën, kërcënimet, fushatat e shpifjeve dhe presionin indirekt politik dhe financiar të drejtuar kundër gazetarëve, të cilat mbytin seriozisht lirinë e medias, nxisin vetë-censurë dhe minojnë rëndë përpjekjet për të zbuluar krimin dhe korrupsionin;

 Shpreh shqetësim të madh për masat e propozuara në bazë të projektligjit për media dhe mirëpret angazhimin për të miratuar ndryshime vetëm nëse ato vlerësohen se janë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Edhe në këtë rezolutë, Shqipërisë i kërkohet të përmbushë sa më parë, parakushtin për bërjen funksionale sa më shpejt, të Gjykatës Kushtetuese.

Inkurajon Shqipërinë për të përfunduar hapat e duhur drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese për të funksionuar plotësisht dhe me efikasitet, dhe nxit të gjithë aktoret e përfshirë të përfundojnë me shpejtësi procesin e emërimit.

Rezoluta inkurajon, dialogun politik mes palëve duke u bërë thirrje për zbatimin e reformës zgjedhor të miratuar në muajin korrik, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Artikulli i mëparshëm‘Ne e morëm vaksinën të parët sepse jemi më të mirë se ju’
Artikulli i radhësTakimi me bizneset në Lezhë/ Basha: Qeveria i la në baltë, koha për të ndryshuar Shqipërinë