Vjen pas Tiranës, Tritan Shehu jep alarmin: Ky qytet të shpallet zonë e rrezikut të veçantë! Ka shpërthyer një bombë biologjike…

0
Vjen pas Tiranës, Tritan Shehu jep alarmin: Ky qytet të shpallet

Ish-ministri Tritan Shehu ka treguar se Gjirokastra është qyteti i dytë me më shumë të infektuar nga Covid-19, pas Tiranës.

Shehu ka thënë se Gjirokastra duhet të shpallet zonë e rrezikut të veçantë, teksan ka shtuar se misionet shtetërore dhe lokale duhet të mbajnë përgjegjësi legale për situatën e krijuar.

“Duhet të ishin marrë masa dhe duhen marrë masa menjëherë për vizitë në shtëpi të qytetarëve, me mjetet matjes dhe dhënies së oksigjenit, me mjetet e terapisë. Duhet organizuar për Gjirokastrën një program i veçantë. Duhet të quhet zonë e rrezikut të veçantë, me pasoja të veçanta si pasojë e një bombë biologjike të shpërthyer atje nga autoritetet shtetërore, që nga deputetët, misionet shtetërore dhe lokale që mbajnë përgjegjësi legale për këtë që po ndodh. Akoma më tej pastaj për fshehjen që po i ndodh kësaj gjëje. Gjirokastra është e dyta në Shqipëri pas Tiranës në këtë kohë pandemie.

Të merren masa komplekse si për shembull testimi masiv të gjithë popullsisë, testimi i të gjithë personelit shëndetësor, testimi i të gjithë personelit arsimor, policisë, etj. Fatkeqësisht unë shikoj se nuk ka asgjë”, tha Shehu për Ora News.

Artikulli i mëparshëmMbushen me kanabis pyllin e fshatit, 4 të arrestuar në Lezhë
Artikulli i radhësParadoksi i Skënderbeut që duan neootomanët në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare