Dyshim për pastrim parash/ Policia vendos në sekuestro preventive disa pasuri me vlerë 1.5 milion euro

0

Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar operacionin policor i koduar “Kuadrati” gjatë të cilit ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Sipas njoftimit nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Policia bën me dije se në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

  • Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
  • Një apartament në Vlorë;
  • Një apartament në Pogradec;
  • Një automjet tip “Benz”.

Policia e Shtetit njofton se shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Sh.Z, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg dhe këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Artikulli i mëparshëmSi do të jetë të marrësh vaksinën e koronavirusit mARN/ Do të jetë si vaksina e gripit apo më e dhimbshme?!
Artikulli i radhësCOVID/ Biden: Do t’ju kërkoj amerikanëve të mbajnë maskat për 100 ditë