Italia ndalon udhëtimet e Krishtlindjes dhe meshën e mesnatës

0

Italia ka ndaluar udhëtimin dhe meshën e mesnatës gjatë periudhës së Krishtlindjes pasi regjistroi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga koronavirusi. Midis 21 dhjetorit dhe 6 janarit, italianët do të lejohen të lëvizin midis rajoneve vetëm për punë, arsye mjekësore dhe emergjente.

Kjo do të thotë se ata gjithashtu nuk mund të largohen nga qytetet e tyre në ditën e Krishtlindjes, të nesërmen e Krishtlindjes dhe ditën e Vitit të Ri. Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të enjten se nuk kishte asnjë arsye që festimet të ishin më pak normale, megjithëse vendasit u inkurajuan të mos i ftonin njerëzit në shtëpi. “Është e qartë se kjo do të jetë një Krishtlindje që është ndryshe nga të tjerat, por nuk do të jetë më pak autentike,” tha ai.

Më shumë se 58,000 njerëz kanë vdekur në Itali që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19 dhe të enjten, vendi theu rekordin e tij 24-orësh pasi gati 1,000 njerëz vdiqën. Sipas autoriteteve shëndetësore, 993 vdekje të lidhura me koronavirus u regjistruan në një ditë të vetme të Enjten. Regjistrimi rekord i mëparshëm ditor ishte me 969 vdekje në 27 Mars të këtij viti. (Euronews)

Artikulli i mëparshëmÇfarë është ‘efekti Didero’? Filozofia që shpjegon “urinë” për blerje të panevojshme
Artikulli i radhësSi do të jetë të marrësh vaksinën e koronavirusit mARN/ Do të jetë si vaksina e gripit apo më e dhimbshme?!