Largim apo dorëheqje/ Sandër Lleshaj rrëfen humbjen e fëmijës

0

Sandër Lleshaj ka këmbëngulur në një intervistë për emisionin Opinion se ai ka ofruar dorëheqjen dhe nuk është larguar nga detyra. Duke përmendur aspektin humanist të vendimit që ka marrë, Lleshaj ka rrëfyer një detaj që nuk e kishte deklaruar më parë. Ai tha se kishte provuar vetë humbjen e një fëmije, ndaj dhe e kuptonte dhimbjen e familjes Rasha.

“Kam pasur fatin e keq të provoj se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. Nuk e kam thënë më parë. Por kam parë që humbja e një fëmije nga një familje me dinjitet. Unë e kam përmendur rëndom, që kur kam hipur në këtë post, kam menduar dorëheqjen. Nuk ka kalkulim këtu” tha Lleshaj.

Artikulli i mëparshëmProtestuesit vijojnë me strategji guerile/ Tirana në ‘flakë’
Artikulli i radhësPAMJE TE RENDA/ Shihni si dhunon policia protestuesit para zyrës së Ramës (VIDEO)