Mjaftoi një fitore, por kundër Barcelonës e në Camp Noë, që Juventus i Andrea Pirlos të ndryshojë status, edhe në sytë e pretendentëve të mëdhenj për Champions League. Për mikrofonët e Tuttosport, Karl Heinz Rummenigge, drejtori sportiv i Bayern Mynih, ka bërë elozhe për bardhezinjtë, duke i cilësuar të frikshëm. “I frikësohem Juventus në Champions League. Pirlo do të ketë sukses” – ka thënë ai për të përditshmen torineze.
Karl-Heinz Rummenigge është ndalur në intervistën e tij edhe në cështjet e merkatos, që e ndërlidhin sërisht me kampionët e Italisë. Drejtuesi bavarez ka dashur të shuajë pa nisur mirë një pretendim për interesim të Bayern për Paulo Dybala: “Mund tiu garantoj se nuk ka asgjë të vërtetë – ka thënë gjermani për TuttoSport -. Nuk kemi patur kurrë asnjë kontakt serioz me menaxherin e tij”.