Infektohet me Covid-19/ Në gjendje të rëndë mjeku i njohur

0

Mjeku anestezist Mihal Kerci është prekur nga COVID-19 dhe është në gjendje kritike për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale, ndërsa stafi bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

“Prej disa ditesh profesor Mihal Kerci është nën asistencë respiratore maksimale në gjendje kritike për jetën.Jemi të gjithë në mbështetje të ekipit mjekesor që po i shërben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi të gjithë për shendetin e të palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit të jashtëzakonshëm,kryetarit të shoqatës sonë! Me shpresën për ta kaluar situatën e vështirë,i urojmë prof.Mishës rikuperim dhe shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftim.

Artikulli i mëparshëm30-vjetori i PD/ Mesazhi i Bashës: Do jemi gjithmonë zëri i shqiptarëve
Artikulli i radhësANALIZA: Si do të jenë raportet SHBA-Turqi gjatë presidencës Biden?