Shkarkimi i Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm ka ndezur edhe një luftë të brendshme në Partinë Socialiste për emrin e pasuesit.
Largimi i Sandër Lleshajt është paralajmëruar vazhdimisht nga mediat, të cilët po ashtu kanë spekuluar se Taulant Balla do zërë vendin e tij.
Por sa shanse ka numri dy i PS që të marrë këtë detyrë? Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi la të kuptohet se ka një tension të brendshëm në PS, sepse Erion Braçe shihet si kandidaturë e mundshme për këtë post.
Nga ana tjetër, burimet thonë se Rama mund të vazhdojë me ‘traditën’ e zëvendësministrave që zënë vendin e titullarit. Këtë herë një emër që përflitet është ai i Besfort Lamallarit si pasues i Sandër Lleshajt.
Por në këtë histori, Erion Veliaj nuk kërkon të mbetet mbrapa. Mësohet se ai ka propozuar që pastori i tij, Toni Gogu të jetë ministër i Brendshëm. Edhe pse Gogu është ndër emrat që përflitet, nuk dihet nëse zëvendësministri i Drejtësisë do të përparojë, edhe pse Veliaj po synon të krijojë bërthamën e tij brenda PS-së.
Kujtojmë se një ditë më parë, në media pati një analizë të qëndrimeve që u mbajtën për vrasjen e Klodian Rashës, duke vënë theksin te një qëndrim më i butë i Veliajt në krahasim me Ramën.
Deri më tani këto mbeten në kushtet e spekulimeve mediatike. Eksperienca e shkuar ka treguar se Rama vendos vetë.