Marash Kumbulla: Duam të fitojmë Europa League

0

Marash Kumbulla pak nga pak po kthehet të tregojë atë që di të bëjë më mirë në fushën e lojës, Pasi ka lënë pas makthin e COVID-19 dhe infeksionin që e la larg futbollit, mbrojtësi është kthyer përsëri të tregojë vlerta e tij, edhe pse nuk i është gëzuar suskesit pasi ka prekur përsëri fushën pasi fillimisht barazoi në kampionat me Sasuolon dhe dje u mund nga CSKA Sofja në Ligën e Europës.

Por sipas Kumbullës, shpërqendrimi erdhi se ekipi ishte i sigurt për vendin e parë në grup, ndërsa kishte si objektiv që të synonte të fitonte këtë trofe.

“Kemi gabuar shumë përpara, na mungoi përqendrimi me shumë mundësi prej faktit se kishim kaluar shpejt grupin si të parët. Nuk mund të dhurohen gola të tillë, duhet të përmirësohemi, por të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Objektivi ynë është të ecim sa më shumë në Ligën e Europës. Është një turne i vështirë pasi ka shumë ture për t’u luajtur. Por objektivi mbetet që t’i shkojmë deri në fund.

Forma ime? Kam luajtur shumë minuta me Sasuolon dhe 45 minuta në këtë ndeshje. Ndjehem shumë më mirë dhe po i afrohem formës maksimale”, tha mbrojtësi shqiptar.

Artikulli i mëparshëmDonald Tusk përshëndet 30-vjetorin e themelimit të PD: Fitore në zgjedhje
Artikulli i radhësBesnik Hasi kujton ndeshjen me Anglinë: Ja si Xhumba e shante Bekamin