“Vjosa të shpallet Park Kombëtar”/ Meta: Anulimi i lejeve për digat është fitorja e betejës së parëPresidenti i Republikës, Ilir Meta e cilësoi shenjë të mirë vendimin për të anuluar lejen e ndërtimit të digave në lumin Vjosë, teksa shtoi se është e papranueshme që zona dhe krahina të tilla të shkretohen. Ai tha se Vjosës i duhet një modeli i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa propozoi kthimin e saj në Park Kombëtar.
“U bë e mundur të fitohet beteja e parë e një lufte, mosdhënia e lejes për HEC-in e Kalivacit. Do këshilloja që kjo nismë të vazhdohet për pjesën ende të pambrojtur të lumit Vjosa. Të shpalljet Park Kombëtar zona e Vjosës, sidomos pjesa Qesarat-Poçem e kërcënuar për ndërtimin e digave”, tha Presidenti. Sipas tij, Vjosa nuk është vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Europës.