Basha: Duhet t’u jemi përjetë mirënjohës mjekëve që humbën jetën nga COVID-19 për sakrificën sublime

0

Duke publikuar një foto të 24 mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës për sakrificën e tyre sublime.

Reagimi vjen ndërkohë që sot humbi jetën prof.dr. Mihal Kërci, mjek anastezist, për të cilit kreu demokrat shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët.

Basha e konsideron një tjetër humbje të rëndë për personelin mjekësor.

“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Të gjithë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.

Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!”, shkruan Basha.

Artikulli i mëparshëmU hetua për 2-vjet/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari për pornografi me fëmijët
Artikulli i radhësShoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thirrje kryeministrit: Të ndalohet dhuna ndaj punonjësve të medias