Drama me 3 akte – Çfarë ndodhi dje në Shqipëri

0
Drama me 3 akte – Çfarë ndodhi dje në Shqipëri

Nga fluksi i madh i informacioneve për shkak të dinamikës së zhvillimeve, shpesh krijohet një kaos dhe humbet vija llogjike e ngjarjeve. Ndaj ja vlen që një ditë më pas, të bëhet një përmbledhje. Drama e djeshme pati 3 akte, që në thelb tregojnë për përmasat e mëdha të krizës politike në vend, të rënies së legjitimitetit të autoriteteve.

E para nisi paradite në Shkodër. Grumbullimi dhe marshimi qytetar ishte mbresëlënës. Nga pjesmarrja, mesazhi, sjellja dhe qytetaria. Familjarë, të rinj, burra e gra. Pati një kulmim të pahijshëm, ku u dogj selia e PS-së. Në fillim u krijua përshtypja se kishim një akt të rëndë, të goditjes së bashkëjetesës, ku të dy forcat politike kanë ditur të japin e marrin e të ruajnë një ekuilibër paqeje edhe në vitet më të errëta, si ai ’97.

Po shpejt u mësua se PD dhe njerëzit e saj nuk kishin asnjë lidhje me gurët dhe zjarrin. Megjithë përpjekjet e rilindjes për t’ia faturuar demokratëve, çdo gjë shkoi dëm. Sepse kryetarja e Bashkisë dhe përfaqësues të tjerë, jo vetëm e dënuan aktin, po shkuan edhe më tej duke denoncuar policinë që nuk mori asnjë masë. Voltana Ademi, përpos se tregoi që për 45 minuta pasi ajo i kishte lajmëruar, uniformat nuk ndërmorën asnjë hap, shkoi edhe në prokurori ku depozitoi një padi për këtë neglizhencë.

Dërgoi qeveria më pas atje dy skifterë, për të mbjellë farën e keqe të ndasisë, sikur PD i kish vënë flakën PS-së. Po gazetarët e shkodrës u treguan dinjitozë, dhe e çmontuan me disa pyetje propagandën e tyre.

Një tregues i krizës së rëndë të rilindjes, shihet edhe tek personazhet që çoi në metropolin e Veriut. T.Balla dhe I.Beqa, nuk përfaqësojnë asgjë, asnjë vlerë, histori apo traditë të qytetit. Përkundrazi, tek këta dy emra janë sintetizuar ato më të padurueshmet tipare të qeverisjes 7 vjeçare. Janë ata në thelb arsyeja e zemëratës popullore.

Kjo manifestoi edhe një herë se rilindja, përkundër Partisë Socialiste, nuk ka më në Shkodër ndonjë personalitet, intelektual, apo emër të respektuar nga qyteti, siç ka ndodhur vazhdimisht në këto 3 dekada.

***

Në darkë në Tiranë, u vu në skenë akti i dytë i dramës së Shqipërisë.

Policia shumë e pajisur dhe frikësuese në veshjen dhe manifestimin e saj, kishte marrë urdhër jo të ndalonte dhunën, por protestën. Ndaj, edhe ata paqësoret, apo edhe ata në punë të vet, që ndonjë oficeri mund t’i krijonin bezdi në rrugë, përfunduan nëpër komisariate. Aq sa, disa u dërguan në Kavajë, pasi qelitë e Tiranës janë tashmë plot. Të miturit po traumatizohen.

Kryeqyteti ishte mbrëmë për disa orë një trevë e sunduar, e pushtuar nga forca speciale. Pamjet me arrestime në dyert e shtëpive, në shkallët e Myslym Shyrit, apo ato britmat e një të riu që u hakerrehet policëve që; çfarë kam bërë, çfarë keni, a jeni prindër, do të rrinë gjatë në memorien e njerëzve. Ky mund të jetë një nga rekordet më të rënda të dhunës që një qeveri ka ndërmarrë ndaj një qyteti.

Një gjë e pamençur kjo nga ana e Ramës, që po konsolidon pozicionimin armiqësor, po identifikohet si burimi dhe nxitja më e madhe e dhunës në vend. Eshtë parë qartë se frika ka rënë. Ndaj të insistosh të mbash mbyllur pakënaqësinë dhe revoltën me instrumentet e shantazhit dhe me mujshari, është e pazgjuar, dhe me pasoja.

***

Akti i tretë i dramës luhet në media, po sidomos në sferën e madhe të rrjetit social. Eshtë nga rastet e rralla, ku shumica absolute e atyre që mendimi u ka peshë dhe ndikim, janë hapur kundër qeverisë, dhe në mbrojtje të protestës, edhe pse të rinjtë me shfrimin e tyre kanë thyer jo pak xhama e kanë djegur jo pak kosha mbeturinash. Po nuk mungojnë ata që i dalin në krah Ramës, dhe sulmojnë të indinjuarit.

Këta, dukshëm kanë një hall tjetër. Ata po e luftojnë këtë që duket si sythi i një ndryshimi, sepse u intereson që gjërat të rrinë siç janë. U intereson për xhepin e tyre, për rehatinë dhe privilegjet që gëzojnë për shkak të përfitimeve jo të pakta që kanë nga rilindja. Po janë kaq pak, kaq të lexueshëm, dhe nuk dihet pse, edhe shumë të pabukur./Mapo/

Image
Artikulli i mëparshëmI pamposhturi! Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj mposht boksierin serb Bojan Cestic
Artikulli i radhësEMRI/ Po punonte me një mjet të rëndë, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes shoferi