Misteri vazhdon! Gjendet monoliti i tretë në Britani

0

Çështja e objekteve misterioze që po shfaqen në vende të ndryshme të botës vijon të marrë përmasa të tjera, ku një tjetër monolit është zbuluar së fundmi në Britaninë e Madhe.

Monumenti i radhës, i gjatë 2.5 metra është gjetur nga banorët në zonën e Dartmor, në majë të një kodre në parkun kombëtar të Devon.

Ky është objekti i tretë misterioz që gjendet në Mbretërinë e Bashkuar pas atyre në ishullin e Ëight dhe në Glastonbury.

Gjatë ditës së sotme monumente të ngjashme janë shfaqur në kryeqytetin e Ukrainës dhe në Poloni. Gjithashtu një objekt metalik është zbuluar dhe në Adelaide të Australisë.

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ “Goditja” nga Gjykata e Lartë, mijëra mbështetës të Donald Trump dalin në rrugë
Artikulli i radhësFDA e prerë: Nuk mjafton 1 dozë e vaksinës Pfizer, duhen 2