Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës/ Lihen në burg tre persona, Gjykata lë ‘arrest shtëpie’ 5 të tjerë, shtyhet masa për masa për 22 të ndaluar

0
Covid-19/ Gjykata e Tiranës pezullon aktivitetin deri më 9 nëntor - Gazeta  Shqiptare Online

Gjykata e Tiranës është mbledhur ditën e sotme aty ku dha masat për disa nga protestuesit e ndaluar gjatë protestave që u zhvilluan në Tiranë.

Forca të shumta policie rrethuan gjykatën, në pritje të vendimit. Trupa gjykuese u përbë nga tre anëtarë për shkak të numrit të lartë të të shoqëruarve.

Të ndaluarit akuzohen për tubim të jashtëligjshëm, shkatërrim të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit. Këta u arrestuan ditën e djeshme pasi ishin prezentë në protestën e dytë që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë për një të mitur gjykata ka dhënë për të miturin masën ‘detyrim për paraqitje’ duke e lënë të lirë.

Për qytetarët të cilët u ndaluan gjatë protestës së datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata ka dhënë masat. Tre persona janë lënë në ‘arrest me burg’. 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër.

Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

Artikulli i mëparshëmSërish tubim! Në orën 18:00 të gjithë tek sheshi “Skënderbej”, të vendosur për largimin e Ardi Veliut, 4 kërkesat e protestuesve
Artikulli i radhësBill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia