Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 2-0 Atletikon e Madridit në derbin e vlefshme për javën e 13-të të La Ligës, duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat skuadrës së Simeones, teksa ngushtoi diferencën në vetëm 3 pikë nga rivalët e qytetit.
Një ndeshje e dominuar nga kampionat në fuqi, teksa zhbllokuan sfidën në minutën e 15-të, me anë të Kasemiros, i cili pas një harkimi nga goditja e këndit, goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh skuadrën e Zidanit. Pavarësisht përpjekjeve, Atletiko e Madrid, nuk arriti të mposhte portierin Kurtua, teksa për të vulosur sfidën, mendoi Karvahal, i cili në minutën e 63-të, dyfishoi shifrat me një silurë nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga devijimi me kurriz i portierit Kurtua.
Kjo ishte fitorja e 7-të në kampionat për Realin dhe e dyta radhazi. “Galaktikët” në sfidën e radhës do të presin Bilbaon sërish në shtëpi, teksa Atletiko do të ketë përballë Elçen.