Zëri i Amerikës ka publikuar videon e djegies së selisë së PS në Shkodër gjatë një marshimi proteste, zhvilluar dje në qytetin e Shkodrës për vrasjen në Tiranë të 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës i policisë.
VOA shkruan se një grup protestuesish sulmuan godinën e Partisë Socialiste duke thyer fillimisht xhamat dhe, më pas, u futën në brendësi duke nxerrë jashtë materialet që gjetën brenda ndërtesës, të cilave i vunë flakën.
Forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për largimin e grupit të protestuesve duke përdorur edhe gazin lotjesjellës.