Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës për shkak të një incidenti që ka ndodhur gjatë kohës që drejtonte një mjet furgon.
Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç.
Në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.