Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë realizoi një takim edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në përfundim të takimit, Berisha rrëfeu se Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh mes tij dhe Osmanit. Berisha tha se bashkë me presidenten në detyrë të Kosovës diskutuan përpjekjet tona për një të ardhme dinjitoze, kundër cdo projekti që cenon dhe dhunon integritetin e vendeve.
Berisha komentoi edhe mungesën e Edi Ramës dje në Kuvend gjatë fjalës së presidentes në detyrë të Kosovës. Ish-kryeministri Berisha tha se Rama e nderoi me mungesën e tij.