Duka sulmon Ramën: Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit, më e turpshmja e 30 viteve të fundit

0

Asambleja e Përgjithshme Statutore, për shkak të pandemisë, por zhvillohet me anë të teknologjisë.

Secili prej klubeve, me anë të delegatit që ka të drejtën e votës do të duhet të lidhet “MS Teams”, me anë të një kompjuteri dhe linje të mirë interneti.

Në fjalën e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë, duke u shprehur se mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit.

“Kjo situatë na ka bërë që të mblidhemi për herë të dytë në këtë mënyrë. Jemi ndër të vetmet Federata që nuk kemi anuluar asnjë garë. Dua t’i falenderoj të gjithë për respektimin e protokollit dhe mbylljen e sezonit, gjë që u reflektua në Europë me kalimin e tureve nga skuadrat shqiptare në Europë, si Tirana, Laçi, Teuta.

FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar.

Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Të dhënat tona janë një pjesë e realitetit, ku nuk përfshihen mijëra të rinj që janë përfshirë në eventet tona.

Po punojmë për implementimin e projektit për 100 fushat. Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë inpenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Ne do vazhdojmë projektin dhe meqë qeveria nuk përgjigjet ne do e mbështesim me 50 përqind. Çdo klub, individ që do të bëjë një fushë të re standarde do mbështete me kujdes.

Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i  Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy germa më pak e shumë  kilometra diferentizëm më shumë”, u shpreh Duka ndër të tjera.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi në Berat/ Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçarit
Artikulli i radhësProtesta që tronditi kastën e Tiranës