Policia greke në port të Patras arrestoi 15 persona të enjten në mëngjes sepse luajnin letra brenda një kafeneje duke shkelur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve për shkak të koronavirusit.
Personi që kishte në pronësi kafenenë u arrestua dhe u gjobit me 5 mijë euro, kurse rojtari tek dera u prangos por edhe u gjobit me 300 euro.
Përveç kësaj, secili nga lojtarët u gjobit gjithashtu me 300 euro.
Më parë gjatë javës, policia arrestoi 29 vetë të tjerë në qytetin Aigio se luanin me zare.