Ministrja e Arsimit Evis Kushi dha lajmin se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Pushimet e fundvitit, njoftoi ministrja do të nisin më 24 dhjetor. Sa i takon skenarëve se si do të vijojë mësimi pas pushimeve ajo tha se kjo do të vendoset varësisht situatës së pandemisë.
” Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit për vitin e ardhshmë shkolla nuk do të fillojë në datën 4 siç ishte parashikuar në skenar por më 11 janar. Ne jemi të ndëregjegjshëm se sistemi online s’e ka efikasitetin 100% siç do ta kishte mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës. Skenari që kemi aplikuar në shkollat tona është fleksibël që varet nga specifikat e çdo shkolle, nga numri i nxënësve nga hapësirat që ka shkolla dhe situata e pandemisë”, tha Kushi.