Zëvendës Presidenti i SHBA Mike Pence mori dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër coronavirusit sot në Shtëpinë e Bardhë dhe injeksioni u transmetua direkt në televizion, siç ishte njoftuar më parë.
Transmetimi direkt i vaksinimit të Pence ishte një masë për të cilën administrata Trump tha se synon “të përcjellë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës e të krijojë besim në popullin amerikan”.
“Nuk ndjeva asgjë”, tha Pence pas injeksionit. “Ju lumtë”.
Përveç tij, u vaksinuan edhe gruaja e tij, Karen Pence; Jerome Adams, shefi i Shëndetit Publik; Anthony Fauci; Robert Redfield, drejtor i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve; dhe Seema Verma, administratore e Qendrës për Shërbimet e Kujdesit dhe Ndihmës Mjekësore. Injeksionet u bënë nga mjekë të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed
Javën tjetër do të vaksinohet para kamerave edhe Presidenti i ardhshëm Joseph R. Biden Jr.