l
Luan Daci, zyrtari i dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se Daci apeloi vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që e gjeti atë fajtor për veprën penale “Falsifikim dokumentesh” dhe e dënoi me 6 muaj burg, që më pas iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.
Daci u dënua më 1 dhjetor, kur SPAK kërkoi 1 vit burgim. Ish-gjyqtari Luan Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari se kishte falsifikuar dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në këto dokumenta, Daci kishte fshehur faktin se kur ishte gjyqtar në vitin 1997, ai ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD-ja e asaj kohe) për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Ai u pezullua nga SPAK dhe tashmë është jashtë sistemit të drejtësisë.