Basha: Bashkëshortja e kaloi Covid, edhe unë po përpiqem të sjell vaksina në Shqipëri

0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka rrëfyer për herë të parë se bashkëshortja e tij e ka kaluar Covid-19. Gjatë një bisede online që ai zhvilloi me drejtuesin e Portalit Studentor, Basha tha se në familjen e tij përveç bashkëshortes askush tjetër nuk është infektuar.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja. Por e dimë që shumë njerëz po vuuajnë, edhe sot që po flasim shifrat ishin shumë të ;arta, dje po kështu. Jemi në një situatë shumë të vështirë. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten e tyre dhe sidomos për prindërit”, – tha Basha që shtoi se edhe ai po bën përpjekje që vaksina të vijë në Shqipëri.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes. Kjo është arsyeja pse më shumë prej 2 javësh edhe sot shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Këtu kryeministri bëri udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate.

PD është pjesë e PPE dhe kjo më jep mundësin të flas me disa nga udhëheqësit e Europës dhe pjesëtarë të PE me të cilët fola para dy javësh për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë.

Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë ta sjellim në Shqipëri për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë sipas protokollit të OBSH”, – u shpreh Basha. 

Artikulli i mëparshëmGjobë të majme për Presidentit kilian pasi theu rregullat anti-covid
Artikulli i radhësVetëvendosje tregon me gisht gazetarët që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës