Familja Obama janë karantinuar bashkë me të dashurin e Malias, ja çfarë tha ish- presidenti

0
 Familja Obama janë karantinuar bashkë me të dashurin e Malias, ja çfarë tha ish- presidenti

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka lejuar që i dashuri i vajzës së tij, Malia, të qëndronte me familjen e tyre në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Në një intervistë të dhënë së fundi për ‘Instyle’, Obama tha se vajza e tij po dilte me dikë, por nuk e tregoi identitetin e bukuroshit që ka të dashur Malia. Ai zbuloi vetëm se i riu është britanik.

Si çdo baba, edhe Obamës nuk i pëlqente ideja që vajza e tij të kishte një të dashur. Por në fund u dorëzua dhe takoi djalin që i vodhi zemrën vogëlushes së tij, e madje e mbajti dhe në shtëpi.

“Ai është britanik. Një djalë i mrekullueshëm. Ishte me vizë dhe kishte zënë një punë këtu. Qëndroi me ne në shtëpi, ishte djalë i mirë”, tha Obama.

Ai u shpreh se pasja e të dashurit të Malia-s si mysafir i hapi sytë dhe e bëri të kuptojë se sa ushqim konsumojnë të rinjtë çdo ditë.

“Fatura ime e ushqimeve u rrit rreth 30%.”, tha ish-presidenti me shaka. Sa i takon ditëve që kaluan në izolim, Obama tha se ata bënë aktivitete të ndryshme dhe lojëra zbavitëse, në mënyrë që të kalonin sa më shumë kohë të vlefshme në praninë e njëri tjetrit.

Image
Artikulli i mëparshëmItalia mbyllet sërish/ E gjitha kthehet në “zonë të kuqe” deri në 6 janar
Artikulli i radhësInterpoli sjell me pranga në Shqipëri, pengmarrësin e të një riu në Sarandë