Sekuestrohen 500 doza heroine e kokaine dhe shuma të madha parash në Tiranë

0

Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacioneve të ndryshme në Tiranë. Në pranga përfundoi Ismail Alushi, 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë Franc Gurraj, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Artikulli i mëparshëmNjë vit pas krijimit, SPAK bën bilancin e punës!
Artikulli i radhësMeta: Berishën nuk e arrij dot, Ramën e sfidoj, por ai bën vetëm faulle