Tetë njerëz janë vrarë nganjë zjarr që shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19 në një spital privat, tha zyra e guvernatorit në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë.
Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një ventilatori , sqarohet në njoftimin e lëshuar nga zyra e guvernatorit.
11 pacientë të tjerë të trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv u dërguan në spitalet pranë, shtoi njoftimi.
Si rezultat i ndërhyrjes së parë të stafit të spitalit dhe punës së shpejtë të Departamentit të Zjarrfikëses të Komunës Metropolitane të Gaziantep, zjarri u mor nën kontroll në një kohë të shkurtër.