U kapën me benzinë, shoqërohen dy të mitur nga protesta në Shkodër

0

Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës gjatë protestës së sotme. Sipas informacioneve, ata kanë patur shishe benzine me vete. Sapo janë pikasur nga efektivët dy të miturit janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar.

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët u mblodhën sërish sot në tubim.

Artikulli i mëparshëmPse miratimi i vaksinës në BE po zgjat kaq shumë?
Artikulli i radhësU vra pas sherrit për stallën e derrave, përcillet për në banesën e fundit Ajet Guneli