Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka denoncuar sulmin që gazetat ptanë qeverisë ndërmorën ndaj presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Ajo i ka quajtur ato si zell mercenarësh që i shërbejnë shefit të tyre Edi Rama. Dhe ka zbuluar edhe arsyen se pse e bëjnë këtë pasi Osmani me propozimet e saj e ka kapur gafil, mikun e Vuçiçit në Tiranë. Drejtori i zyrës së VV, Bojken Abazi ka shkruar: “Disa “epitete” të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:
Gazeta Tema – “talebane”
Mero Baze (Gazeta Tema) – “jeniçere”
Frrok Çupi – “fluturake” + “majtiste ekstreme”
Dritan Hila – “shitëse buke”
Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”. Një ditë më parë Abazi e kishte komentuar kështu: “Gabimi i pafalshëm i Vjosa Osmanit është se donte të bashkonte Kosovën me Shqipërinë në dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, pa marrë leje nga Vuçiçi. Edi Rama e ka shpjeguar disa herë, por (as) Vjosa Osmani nuk e ka kuptuar se Kosova me Shqipërinë bashkohen vetëm përmes Serbisë”.
Në fakt që pas qëndrimeve të forta që mbajti në Tiranë Vjosa Osmani ajo është bërë pre e kritikave të të gjitha llojeve nga mediar pranë rilindjes.