Amaneti i Maradonës/ La të shkruar se çfarë të bëhet me trupin e tij pas vdekjes

0
Amaneti i Maradonës/ La të shkruar se çfarë të bëhet me trupin e tij pas vdekjes

Para pak kohësh pas ndarjes nga jeta të Diego Maradonës, nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos varrosej, por të balsamosej dhe të vendosej diku.

Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi është zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vdekjes, turpi i tij të balsamoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.

Ka qenë “The Sun” që ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.

Kujtojmë se Maradona ndërroi jetë më 26 nëntor të këtij viti nga arresti kardiak.

Artikulli i mëparshëmShperthen makina në Sauk, përfshihet nga flakët
Artikulli i radhës“Durimit i ka ardhur fundi”, Basha denoncon: Shqipëria e 3-ta në Europë për rritje të çmimeve gjatë pandemisë, qeveria Rama ka dështuar