“Biznesi i vogël dhe i mesëm 2 mijë euro në vit pagesa shtesë vitin e ardhshëm”/ Tabaku sqaron skemën e re: Rama qokë 16 milion euro klientit të tij

0
jorida tabaku ti konf

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se vitin e ardhshëm, bizneset do të duhet të paguajnë 2 mijë euro shtesë dhe barrën do ta mbajnë sipas saj bizneset e vogla dhe të mesme.

Nëpërmjet një reagimi, Tabaku thotë se Rama u ka bërë “dhuratë” klientëve të tij 16 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

“Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit”- sqaron ajo.

Reagimi i plotë:

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë. Kjo kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia, êshtë “dhurata” e re e Edi Ramës për klientët e tij dhe i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 16 milion euro.

Bizneset e mesme dhe te vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë konçension të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve.

Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar).

Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit.

Shkurt dhe qartë, gënjeshtrën e Ramës se që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë e nxjerr zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit, pwrvec taksave dhe tarifave lokale te 10 fishuara. Një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha.

Boll më me gënjeshtra! Boll më me sjellje arrogante që vetëm i marrin frymën biznesit sidomos në këto kohë pandemie.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për frymëmarrje, për një ekonomi tregu, për incentiva karshi sipërmarrjes. Ne do të ndahemi një herë e mirë nga keqqeverisja dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve.

Artikulli i mëparshëmPresidenti Meta dekoron artisten e shquar të kinematografisë shqiptare
Artikulli i radhës“Një dorë misterioze rrëmbente trupat natën dhe…”/ Çfarë shkruante gazeta franceze për kanibalin e Tiranës