Është nga Lushnja, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë mbrëmjen e së premtes në një atentat mafioz.
Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike.
Brandon Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar.
Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve dhe besohet se lidhet me një operacion policor të disa javëve më parë, ku janë sekuestruar vlera të konsiderueshme parash.
Personat të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte mbuluar fytyrën me një kapuç.
Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.
Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve të marra.
Mediet spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.