France Football: Pierluigi Collina, arbitri më i mirë i të gjitha kohërave

0

France Football publikoi klasifikimin e dhjetë arbitrave më të mirë në historinë e futbollit dhe në krye të tij qëndron arbitri italian, Pierluigi Collina, sot drejtues i Komisionit të Arbitrave në FIFA.

Motivacioni i së përditshmes franceze është: “Kur flitet për arbitra, emri i parë që të vjen ndër mend është i tiji. Që nga debutimi në vitin 1977, në qytetin e tij Bolonja, e deri te lamtumira publike në vitin 2005, në një fushë të Serisë A, Pierluigi Collina, më shumë se çdokush tjetër, shkroi historinë e futbollit me bilbilin e tij”.

Collina, i cili numëron 467 ndeshje në karrierën e tij, ka fituar çmimin si arbitri më i mirë në botë për IFFHS mes viteve 1998 – 2005. Në klasifikim përfshihet edhe Stephanie Frappart, arbitri i parë femër që ka drejtuar një ndeshje në kompeticionin e UEFA dhe së fundi, ndeshjen Juventus – Dinamo Kiev.

10 arbitrat më të mirë në historinë e futbollit sipas France Football

1) Pierluigi Collina

2) Ken Aston

3) Michel Vautrot

4) Markus Merk

5) Charles Corver

6) Mike Dean

7) Ian Foote

8) Ali Bennaceur

9) Stephanie Frappart

10) Howard Webb

Artikulli i mëparshëmA e ka rimodeluar trurin tonë, një vit bashkëjetesë me Covid-19?
Artikulli i radhës10 njerëzit më të rëndësishëm të vitit 2020 në shkencë