Kur pak ditë nga ndajnë nga festat emigrantë të shumtë që jetojnë jashtë vendit po kthehen në Kosovë për festa.
Dyndja e tyre ka bërë që përgjatë tre ditëve të fundit në pikëkalimet kufitare të shteteve nëpër, të cilat po kalojnë, siç janë Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia të krijohen radhë të gjata automjetesh.
Kësaj radhe nuk ka pritje disa orëshe në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë. Në pikëkalimet me të frekuentuara, Merdare dhe Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata të automjeteve, ndonëse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë.
Ndërsa në Merdare nuk pritet më shumë se 30 minuta për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë. Një numër i madh i mërgimtarëve tanë, për t’iu shmangur pritjeve të gjata nëpër kufij, po kthehen në Kosovë përmes linjës ajrore.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se gjatë të shtunës përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në Kosova kanë ardhur 9 mijë bashkatdhetarë.