Ministri i ri i Brendshëm vizitë në familjen e Klodian Rashës, i shoqëruar nga…

0
bledi-cuci5

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka shkuar për një vizitë në banesën e familjes së Klodian Rashës.

Ai shoqërohej nga kreu i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy vizita në familjen e Rashës. 25 vjeçari u vra më 8 dhjetor nga një efektiv policie i repartit “Shqiponja” për arsyeja ende të pa sqaruara plotësisht.

I riu ishte jashtë banesës rreth orës 01:00 të mëngjesit kur u qëllua me dy plumba, njëri prej të cilëve ishte fatal për të.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe protesta disa ditore që i kushtuan postin ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Artikulli i mëparshëmHistoria e qytezës spanjolle të “bllokuar” në Francë
Artikulli i radhësShpërblimi për fundvit/ ISSH cakton datat kur pensionistët do të marrin paratë sipas kategorive