“Një dorë misterioze rrëmbente trupat natën dhe…”/ Çfarë shkruante gazeta franceze për kanibalin e Tiranës

0

image-5-422x450

“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës.

Një mishpjekës shqiptar u furnizonte në trekëmbëshat
“Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00 ndërsa po zhvarte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes. Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës. Gruaja dhe dy vajzat e tij u burgosën me të.” /Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”

Artikulli i mëparshëm“Biznesi i vogël dhe i mesëm 2 mijë euro në vit pagesa shtesë vitin e ardhshëm”/ Tabaku sqaron skemën e re: Rama qokë 16 milion euro klientit të tij
Artikulli i radhës“Më të fuqishme se sa vetë virusi”/ Mitet rreth koronavirusit “që i rezistuan edhe fakteve”