Rreth 77 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

0

Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në mbarë botën. Mësohet se 76 milionë e 690 mijë e 612 persona janë infektuar me koronavirus.

Sipas faqes botërore të statistikave Worldometers.info, 1 milionë e 693 mijë e 259 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 53 milionë e 817 mijë e 406 persona janë shëruar. Mësohet se SHBA-të janë në krye të listës sa i takon numrit të lartë të infektimeve, me plot 18 milionë e 78 mijë e 9 të infektuar, India e dyta me 10 milionë e 31 mijë e 659 raste si dhe Brazili me 7 milionë e 213 mijë e 155 raste.

Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me COVID-19 si dhe 8 humbje jete. Ndërkohë që në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 48 mijë e 682 raste, ndërsa 1 mijë e 248 persona kanë vdekur.

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Ja kush është i arrestuari për vrasjen e efektivit të FNSH-së
Artikulli i radhësKthehen për festa, radhë të gjata automjetesh në doganat me Kosovën