Sekuestrohen 20 kg kokainë dhe 100 mijë euro, goditet banda që drejtohej nga shqiptarë

0

Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga policia, e cila arrestoi 11 persona, 9 meshkuj dhe dy femra, si pjesë e një grupi që merrej me trafikun e drogës.

Policia ushtroi kontrolle në disa banesa dhe lokale në Grimbergen dhe në Bruksel, ndërsa u sekuestruan 100 mijë euro.

Po ashtu u sekuestruan 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro si dhe disa makina.

Raportohet se grupi drejtohej nga shqiptarë, ndërsa nuk dihet se sa prej të arrestuarve janë të tillë.

Mediat vendase raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë, u hodh nga një lartësi.

Mësohet se ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e shitjes së kokainës në Itali si dhe disa vende të tjera të Europës.

Artikulli i mëparshëmKthehen për festa, radhë të gjata automjetesh në doganat me Kosovën
Artikulli i radhësU ekzekutua me 5 plumba kur po hante darkë/ Zbulohen pistat e hetimit për vrasjen e shqiptarit