Vdekja e policit të FNSH pasi u qëllua aksidentalisht nga i biri, shoqërohen disa qytetarë

0
E rëndë në Tiranë/ Fëmija 7-vjeçar vret me armë babain e tij, efektiv i FNSH-së  - Shqiptarja.com

Një tragjike ka ndodhur mesditën  e kësaj të diele në Tiranë ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht me armë zjarrin babain e tij, efektiv policie në FNSH.

Ngjarja ka ndodhur në një bilardo ku efektivi Roland Bicerri, së bashku me djalin e tij 7 vjeç kishte shkuar të takonte një shok.

Mesohet se efektivi ka qenë bashkë me një shokun e tij dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia në momentin që djali i tij ja ka marrë armën të atit nga çanta.

Ndër të tjera abcneës.al bën me dije se ka qenë vetëm një plumb ai që i ka marrë jetën 39 vjeçarit.  Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shokun e efektivit dhe disa qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në bilardo në momentin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja.

Efektivi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit, por për shkak se ai ndodhej në lagje dhe duke qenë efektiv i FNSH-së ka pas me vete dhe armën e zjarrit.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Milan shënon golin më të shpejtë të Serie A
Artikulli i radhësFillon shpërndarja e vaksinës Moderna në institucionet shëndetësore në SHBA, ja plani për 5.9 mln doza