Fluturon një tjetër pankinë në Serie A: kthehet Ballardini për herë të katërt

0

Tani është zyrtare: Rolando Maran nuk është më trajneri i Genoas. Fatale për teknikun ka qenë humbja kundër Beneventos, e teta në kampionat pas 13 javësh. “Genoa Cfc komunikon se ka shkarkuar nga detyra teknikun Rolando Maran. Shoqëria falenderon teknikun e stafin e tij për impenjimin e treguar”, lexohet në komunikatën e klubit. Maran lë skuadrën në vendin e parafundit në klasifikim me 7 pikë e vetëm një fitore në sezon, marrë në javën e parë kundër Crotone.

Në vend të tij rikthehet Davide Ballardini, gati të përjetojë aventurën e tij të katërt në pankinën kuqeblu pas atyre në 2010, 2013 e 2017: kontratë deri në qershor me rinovim automatik në rast shpëtimi. Tekniku ka mbërritur rreth orës 11 në Pegli me stafin e tij, ndërsa pasdite do të drejtojë stërvitjen e parë.

Artikulli i mëparshëmKëta janë njerëzit më të kërkuar në internet për vitin 2020
Artikulli i radhësMisteri/ Po punonte për vaksinën Covid, shkencëtari bie nga kati i 14-të