“Moda” në Elbasan/ Djem që hiqen si vajza dhe fitojnë para në internet

0

Papunësia i ka detyruar djemtë e Elbasanit të vetëpunësohen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Si funksionon?

DJALI X: Shqip mund të quhet mashtrim. Që do të thotë, krijo një profil të një vajze dhe përdor imazhin e saj, foto, video e cila mund të jetë dhe modele. Më pas çunat që janë me profile vajzash shpërndajnë profilet e njëri-tjetrit, nga aty meshkuj nga e gjithë bota të çojnë ftesa. Qëllimi kryesorë që ti paguhesh është se personi që ty të shkruan, duhet ta bindesh të plotësojë të dhënat e tij tek linku i kompanisë që dërgon. Nëse personi arrin ta bëjë këtë pjesë atëherë kompania ty të jep nga 1-14 dollarë kjo varet se nga cili shtet është “bindësi”.

GAZETARJA: Ndërkohë ti ke hapur një llogari bankare?

DJALI X: Po duhet me patjetër.

GAZETARJA: Sa djem merRen me këtë punë?

DJALI X: Nga komunikimi që kam pas me menaxheren e kompanisë më ka thënë që në Shqipërinë e mesme rreth 15 mijë persona janë të punësuar.

GAZETARJA: Sa të ardhura siguron ti në muaj?

DJALI X: Minimalja është 30 dollarë dita, deri në 100 dollarë në ditë.

GAZETARJA: Ti djalit i dërgon foto intime të një vajze. Po ai të dërgon foto të tilla?

DJALI X: Sigurisht që po. Faktikisht kjo është pak e bezdisshme, por na është kthyer si rutinë. Kur sheh që llogaria jote mbushet nuk të bën më përshtypje.

GAZETARJA: Çfarë bisede bëni ju më këto persona?

DJALI X: Siç nis njohja mes djalit dhe vajzës. Djali qëllimin e ka t’i shkruaj një femër, por duke përdor mendjen e një çuni ti arrin ta çosh atë më kollaj tek kompania. Ne zakonisht punojmë me mesazhe automatike. Biseda bëhet në gjuhën angleze pasi e njeh e gjithë bota.

GAZETARJA: Më the që mesazhet janë automatike i ke përgatitur para. Kaq të parashikueshëm janë djemtë?

DJALI X: Djemtë nuk janë të parashikueshëm, por kur flasin me një femër gjysmë nudo po.

GAZETARJA: Përfundimisht djemtë e Elbasanit janë më të kërkuarit

DJALI X: Nuk janë djemtë e Elbasanit më të kërkuarit nga djemtë e Evropës, ata e dinë që flasin me vajza. Tani ju gjykojeni si të doni. Është formë jeese!

GAZETARJA: A bën një punë të dytë?

DJALI X: Pse të bëj unë një punë të dytë kur fitoj 1 mln lekë të muaj. Kaq më mjaftojnë, pse të lodhëm.

Top Channel

Artikulli i mëparshëmTragjedi në ndeshjen Lorient-Rennes, humb jetën 38-vjeçari nga goditja në kokë
Artikulli i radhësPiratët/ Rrëmbehet në Nigeri anija me pronar shqiptar